Botime Jozef

Botimet Jozef është tashmë një shtëpi botuese me eksperiencë disa vjeçare në qytetin e Durrësit. Prej vitit 2012 kjo shtëpi botuese po mbulon kërkesat jo vetëm të botuesve durrsakë, por edhe më gjerë, pasi u ofron atyre:

  • Shërbim të shpejtë
  • Përpunime grafike, redaktime etj.
  • Paisjen e librit me ISBN, pa kosto shtesë
  • Dorëzim të librit në kohë rekord
  • Çmime minimale kundrejt një cilësie maksimale
  • Stampime në printera dixhitalë dhe makineri cilësore offset
  • Botime pa kufizim në numër duke filluar nga sasi të vogla librash (falë teknologjisëdixhitale) e deri në sasi të mëdha (nëpërmjet teknologjisë tradicionale të shtypit në offset)

Ndër botimet më në zë te kësaj shtëpie botuese janë përkthimet e veprave të klasikëve francezë nga përkthyesi i mirënjohur durrsak Prokop Gjergo, botime të karakterit historik nga studiuesit Hava dhe Sali Hidri, tekste të ndryshme plotësues për studentët e Universiteteve, kritika letrare, poezi, esse nga shkrimtarë dhe studjues të njohur të qytetit të Durrësit si dhe të mjaft qyteteve të tjerë të vendit tonë.
E kemi për krenari të theksojmë se Botimet Jozef janë botuesit e veprave dygjuhëshe me vlerë të albanologut të mirënjohur italian Paolo Muner

Shpnesa e Shcypëniis – Shqiptarë të Trieshtit
Jo vetëm “Hymni i Flamurit”
Një histori shkodrane – Botim i dytë

Një vend të rëndësishëm në gamën e librave të botuar nga Botimet Jozef zenë edhe përkthimet nga autorë të huaj, si dhe së fundi një seri librash për fëmije pas marrjes së lejeve të botimit nga shtëpitë botuese të njohura franceze Gallimard dhe Hachette. “Gjerdani i përkthimeve të Prokop Gjergos” përmban një numër të konsiderueshëm veprash të autorëve klasikë francezë (vënë në dispozicion me mjaft bujari nga familja Gjergo) . Deri tani janë botuar prej Botimeve Jozef:

  • Molier – tre volume me nga katër vepra secili
  • Bualo (Nicolas Boileau) – Satira
  • Kornei (Pierre Coreille) – dy volume me nga 4vepra
  • Rasin (Jean Racine) – tre volume me nga 4 vepra
  • Volter – një volum me dy tragjedi
  • Viktor Hygo – një volum me 3 drama.

Në vazhdim do të botohen edhe një volum i dytë me kater drama nga Viktor Hygo, veprat e Bomarshe’, Anatoli Frans dhe Rostand.

Botimet Jozef zotëron edhe një shtypshkronjë me printera dixhitale si dhe me makineri offset. Te dyja këto teknologji i krijojnë mundësi botuesve të zgjedhin më të përshtatshmen, duke variuar nga një numër i kufizuar kopjesh (nëpërmjet stampimit me printera dixhitalë) ashtu edhe në sasi të mëdha (me makineritë offset). Cilësia e printimit është mjaft e mirë dhe ç’është më e rëndësishmja, kemi luksin e botimeve edhe në numër mjaft të kufizuar kopjesh. Pra sot, botuesit nëpërmjet teknologjisë dixhitale mund të botojnë numër të vogël kopjesh dhe më pas të përsërisin stampimin me aq kopje sa kanë nevojë, pa shpenzime shtesë.